Transportonin heroinë, arrestohen një shqiptar dhe një greke në Bari

10/07/2018 12:59

Guardia di Finanza kapi rreth 30 kilogramë heroinë në portin e Barit, ndërsa vuri në pranga një shtetas shqiptar dhe një greke.

Dy të rinjtë ishin nisur nga porti i Patrës me traget për në Bari, ndërsa në makinën e tyre kishin fshehur edhe sasinë e lëndës narkotike.

Ata kishin përdorur tavolina të vogla druri, për të fshehur mes tyre lëndën narkotike, por nuk i shpëtuan dot policisë italiane.

Identiteti i të rinjve nuk bëhet i ditur, por paraprakisht raportohet se shqiptari është i moshës 21-vjeçare, ndërsa shtetasja greke, 18 vjeç.

Top Channel