Padia e Ballës, Basha kërkon shpalljen e moskompetencës nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda

10/07/2018 17:20

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të shpallur moskompetencën për akuzën e ngritur nga Taulant Balla.

Në argumentat e Kryetarit të PD-së theksohet se ankimimi në gjykatën e gabuar nga Taulant Balla të mos jetë bërë me qëllim zvarritjen e çështjes, krijimin e rrethanave të rreme për të ndikuar hetimin penal ndaj çështjes ku akuzohet si i përfshirë dhe mashtrimin e opinionit publik.

Duke vënë në dukje shpejtësinë me të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda trajtoi brenda 24 orëve kërkesën e Ballës, që nga procedura e regjistrimit, marrja e saj në dorëzim nga Kryetari i Gjykatës, hedhja e shortit dhe caktimi i gjyqtarit, marrja në dorëzim e dosjes nga gjyqtari i caktuar, shqyrtimi fillestar i saj, caktimi i seancës gjyqësore dhe përpilimi i aktit procedurat të thirrjes së palëve në gjykim, Basha shprehet se “dëshiron të besojë që me këtë standard dhe shpejtësi maksimale, Gjykata zbaton për çdo çështje që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Top Channel