Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

VIDEO PRO UKRAINËS, KROACIA PËRJASHTIN VUKOJEVIC
Ognjen Vukojevic është përjashtuar nga stafi teknik i përfaqësueses kroate. Ky është vendimi i marrë nga Federata kroate pas publikimit të një video pro Ukrainës nga Vukojevic dhe Vida.

DJOKOVIC MES POLEMIKAVE; SHFAQI MBËSHTETJEN NDAJ KROACISË
‘Vetëm një idiot mbështet Kroacinë, Novak nuk të vjen turp?’-kështu u shpreh politikani serb Vladimir Djukanovic për tenistin që kohët e fundit kishte shprehur mbështetjen ndaj skuadrës kroate.

RUSI ZUBNIN, LOJTARI QË KA PËRSHKUAR MË SHUMË KM NË BOTËROR
Roman Zobnin është futbollisti që ka vrapuar më shumë në Botërorin 2018. mesfushori Rus në 5 ndeshje ka përshkuar në total 62 km me një mesatare prej 12.4 km për ndeshje.

NEYMAR INSPIRON PORNHUB, 3 KANALE PER BRAZILIANIN
Si të mos mjaftonin talljet në internet, tani simulimet e Neymar bëhen personazh edhe në rrjetin Pornhub. 3 kategori në nder të brazilianit në platformën për të rritur.

RUSIA SPRAPS AKUZAT PER DOPING: AMONIAKU I PERDORSHEM
Përballë akuzave për përdorim dopingu në botëror, Rusia ka dalë në mbrojtje të lojtarëve për amoniakun. Mjekët thonë se është i përdorshëm dhe i ligjshëm.

Top Channel