Buffon komenton transferimin e mundshëm të Ronaldos te Juventusi

10/07/2018 08:16

Një shfaqje piroteknike nga tifozët në rrugë e riktheu Gianluigi Buffonin në valët e entuziazmit të futbollit, me portierin veteran që në moshën 40-vjeçare u prezantua si lojtari më i ri i Paris Saint-Germain.

Edhe pse tashmë është bërë pjesë e PSG në Francë, Buffon është tashmë pjesë e legjendave të Juventusi dhe kurrsesi nuk mund të mbesë pa komentuar transferimin e mundshëm të Ronaldos te bardhezinjtë.

“Më bezdis që Ronaldo mund të transferohet tashmë te Juventusi që unë u largova? Jo, aspak, por ma ka “shpifur” me golat e shënuar vitin e kaluar kur isha te Juventusi”, tha Buffon.

“Nëse ky transferim do të konkretizohet, do të isha shumë i lumtur për shoqërinë dhe për tifozët e bardhezinjve”, tha Buffon për “Sky” në ditën e prezantimit te PSG.

Top Channel