Qeset vijojnë të përdoren, tregtarët: Po shesim ato që blemë para ligjit

09/07/2018 12:17

Qeset plastike që nuk riciklohen dhe që kanë dalë nga përdorimi prej fillimit të korrikut në Shqipëri, në fakt po vazhdojnë të përdoren në tregje dhe dyqane.

Jo të gjithë subjektet tregtare i kanë vënë në përdorim qeset e reja.

Tregtarët thonë se qeset e vjetra i kanë blerë dhe s’mund t’i hedhin, ndërsa ankohen edhe për koston e qeseve të riciklueshme.

Top Channel