Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë”.

Një Benz me targa AA 195 RU me drejtues shtetasin Arben Hoxha, 34 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tjetër tip Audi A6, me targa RKS 04 445 GJ, me drejtues shtetasin kosovar Bedri Morina, 50 vjeç. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit tip Benz ka qenë i dehur në mjet dhe ka shkaktuar edhe përplasjen me shtetasin kosovar që kishte ardhur si turist në Berat.

Pas përplasjes, mjeti Benz ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës nacionale. Të plagosurit, dy drejtuesit e mjeteve, janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel