Që prej përfundimit të finales së Championsit, Cristiano Ronaldo dha sinjalet e një lamtumire me Realin e Madridit, por, ndërsa zërat e merkatos e vendosin atë në qendër të vëmendjes, për shkak të një kalimi të mundshëm në Serie A, me Juventusin, ai duket i patrazuar, duke shijuar pushimet në Greqi.

Ylli portugez, i cili u eliminua që në fazën e 1/8-ave të finaleve të Botërorit të Rusisë me Portugalinë e tij, e mposhtur nga Uruguaji, di sesi të dëfrehet në këtë periudhë qetësie pas impenjimeve të stërlodhshme me klubin dhe kombëtaren.

Së fundi janë publikuar disa foto të nxehta të pushimeve që po i kalon në një ishull të fqinjit ballkanik, ku veç të dashurës së tij Georgina, me të cilën shkëmben puthje pasionante, ai shfaqet edhe nën shoqërinë e familjarëve të saj. Me Georginën, Cristiano Ronaldo ka edhe një fëmijë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel