Turqi, treni del nga shinat; 10 viktima dhe 73 të plagosur

08/07/2018 21:13

Dalja nga shinat e një treni në veriperëndim të Turqisë ka shkaktuar vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e 73 të tjerëve.

Sipas mediave turke, aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu, të provincës Tekirdag. Mësohet se vagonat e trenit kanë dalë nga shinat si pasojë e shiut. Por CNN turk ka raportuar se shkak për aksidentin është bërë një urë e shembur.

Treni kishte 360 persona në bord dhe po udhëtonte nga Kapikule në Stamboll.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel