Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

Daliç vlerëson Kroacinë: Fituam kundër 50 mijë tifozëve

Trajneri i Kroacisë vlerësoi skuadrën e tij pas kualifikimit epik ndaj Rusisë me penallti. “Luajtëm kundër 50 mijë tifozëve”, tha Zllatko Daliç.

Shaka e fatit! Thierry Henry kundër Francës

Tieri’ Henri do të ketë një përballje speciale si asistent i trajnerit të Belgjikës. Ai do të luajë kundër Francës me të cilën është shpallur kampione bote, një shaka e fatit që do duhet ta kalojë nëse kërkon finalen.

Subashiç rekord, portieri barazon Shumakerin dhe Gojkoçean

Portieri i Kroacisë, Daniel Subasic është kthyer në hero për Kroacinë në Botëror, ndërsa vendosi rekorde. Me 4 penallti të pritura, barazoi legjendat Harald Shumaker e Gojkoçea.

Hazard “orakull”, gjeti gjysmëfinalet një muaj më parë

Eden Hazard gjeti 4 skuadrat gjysmëfinale një muaj më parë. Kapiteni i Belgjikës u improvizua në rolin e një orakulli para nisjes së Botërorit dhe parashikimet e tij ishin të sakta.

Belgjika, 500 milionë euro vlera e futbollistëve

Më shumë se 500 milionë euro vlerësohet kombëtarja belge falë talenteve që e kanë cuar në gjysmëfinale. Vlera e tyre pas këtij turneu, me gjasë dyfishohet.

Top Channel