“Është një ditë e mrekullueshme, jam shumë i lumtur”.

Sebastian Vettel shkëlqeu në Silverstone. Gjermani, sapo kaloi vijën e finishit në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, nuk e fshehu aspak gëzimin e tij.

Me këtë fitore, ferraristi rrit diferencën me Hamiltonin e vendit të dytë në renditjen e pilotëve, por Vettel qëndron me këmbë në tokë.

“Makina e sigurisë ndryshoi gjithçka. Mendoj se e befasova Valtteri Bottasin duke e parakaluar në një pikë ku nuk isha as vetë i sigurtë se do ta merrja kthesën. Për fat, gjithçka shkoi mirë “, deklaroi Vettel pas garës.

“Gara ishte e mrekullueshme dhe mendoj se publikut i pëlqeu shumë”, u shpreh Vettel.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel