“Football is coming home” – “Futbolli po kthehet në shtëpi”, ka qenë shprehja më e përdorur në Britaninë e Madhe që prej nisjes së Kupës së Botës.

Por tashmë, pas fitores me Suedinë 2-0 dhe sigurimit të një vendi në gjysmëfinale, për herë të parë pas 28 vjetësh, të gjithë po fillojnë ta besojnë vërtet.

Tifozët anglezë të parët. Ndër tifozët më të veçantë në botë, anglezët kanë festuar si të çmendur këtë arritje të skuadrës së tyre, duke mbushur sheshet në Londër dhe qytete të tjera, për të ofruar disa pamje vërtet fantastike. Ndërsa gjatë ndeshjes gjithçka në ishull kishte ngrirë, pas shënimit të golave nga Maguire dhe Delle Ali dhe pas rënies së bilbilit të fundit, burra, gra e fëmijë kanë nisur të festojnë siç dinë të bëjnë vetëm ata.

Ne, le të shijojmë fotot…

FOTO GALERI
1/34

Top Channel