Nuk ndodh asgjë rastësisht, nëse Gjermania eliminohet nga një Botëror për herë të parë që në fazën e grupeve, diçka është bërë gabim.

Edhe për këtë gjë Lëv, duket se ka pritur disa ditë përpara se të ulet e bisedojë me Federatën Gjermane të Futbollit në lidhje me të ardhmen e tij.

Një nga përfundimet e nxjerra është se grupi i lojtarëve nuk ka qenë shumë i përqendruar dhe në Rusi thonë që ka shkuar një grup individësh jo skuadër.

Vetë drejtori teknik i kombëtares gjermane ka saktësuar: “Shumica e lojtarëve ishin të përqendruar më tepër tek vetja”.

Ndërkohë, mediat gjermane kanë zbuluar se shumica e tyre qëndronin deri në mëngjes natën duke luajtur “Play Station”.

Top Channel