Superheronjtë, në Imperial. “Incredibles 2”, komedia e animuar e fantastikëve

06/07/2018 15:53

Ai është filmi i preferuar i çdo familjeje. Superheronjtë e “Incredibles” rikthehen këtë fillimkorriku në ekranin e madh të Kinema Imperial, në një seri të dytë fantastike, pas plot 14 vitesh mungesë, që nga seria e parë e lançuar në vitin 2004.

Komedia amerikane e animuar e “Fantastikëve” vjen në variantin 3D, ndërsa ka në qendër Helen, e cila merr në këtë seri shkëlqimin e prozhektorëve, duke lënë në plan të dytë Bob, në shtëpi me Violet.

Në këtë pjesë të dytë, Bob, i quajtur ndryshe “Zoti Fantastik” duhet të kujdeset për Jack-Jack, teksa Helen, vajza elastike, ka për detyrë të shpëtojë botën.

Regjisorit Brad Bird, kjo komedi, e përshtatshme jo vetëm për fëmijët që pëlqejnë aq shumë animacionin, por për të gjithë familjen, i ka kushtuar plot 200 mln dollarë, ndërsa ka thyer rekord arkëtimesh, duke grumbulluar në “Box Office” plot 676 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë të projektimeve në të gjithë botën.

Top Channel