Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, deklaroi të enjten në Kuvend se projektligji për Teatrin Kombëtar është “vjedhje në mes të ditës dhe në mes të Tiranës”.

“Ky është turp. Është vjedhje në mes të ditës dhe në mes të Tiranës. Ahmetaj na e tha sot ndryshe çështjen nga sa është shprehur ministrja Kumbaro në komision. Jemi përpjekur për të bërë disa dëgjesa në komision, por nuk kanë pranuar që të paraqiten dhe të japin informacione. Po diskutoni në Parlament një projektligj kriminal, që do i falë 8500 metra katrorë privatit që kryeministri të nxjerrë 205 milionë euro përfitime private”, deklaroi Vokshi.

“Deputetët e mazhorancës nuk kanë të drejtë të flasin, vetëm të ngrenë kartonin për të noterizuar vjedhjen e kryeministrit. Parlamentarizmin e ka vrarë Edi Rama! Ka shkelur Kushtetutën”, shtoi Vokshi.

Top Channel