Mat, izolohen për shkak të një ure banorët e fshatit Stojan

03/07/2018 12:38

Fshati Stojan, në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit, vijon të përballet me problemin e mungesës së infrastrukturës rrugore.

Gjysma e këtij fshati nuk lidhet me rrugën automobilistike për shkak të shembjes së një ure 2 vite më parë.

Që atëherë, çdo transport banorët e bëjnë në krahë apo me kafshë pune. Në këto kushte, ky fshat po braktiset çdo vit e më shumë.

Pjesa e izoluar e fshatit Stojan është jo më shumë se 3 kilometra nga rruga nacionale Burrel-Tiranë.

Top Channel