Gjimnazi që njihet në të gjithë vendin për metodat e ashpra të mësimit, gati si kazermë ushtarake, sjell dy tanke për të motivuar nxënësit para provimeve e fundvitit.

Kina ka famë për rreptësinë në shkolla, por edhe mes tyre ka një shkollë që është më e rrepta nga të gjitha. Kjo shkollë është në qytetin Hebei, provinca Handan.

“Shpresojmë që mësuesit e nxënësit të pajisen me shpirtin luftarak, që të mos tremben nga sakrificat e vështirësitë, por të fitojnë me çdo kusht”, tha drejtori i shkollës që kishte porositur dy tanket.

Toni luftarak i drejtorit është sepse këto nuk janë provime dosido, por provime mature prej të cilave varet rruga e mëtejshme e nxënësve nëpër universitete. Dhe kjo shkollë kërkon të dalë e para.

Rreptësia e shkollës ka ngritur shqetësime në të gjithë vendin. Shumë zyrtarë i kanë quajtur metodat si të lashta dhe se po i dëmton adoleshentët nëpërmjet stresit, në vend që të ndihmojë.

Por shkolla nuk ka ndërmend të lëshojë pe. Kur një nga nxënësit kreu vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni, përgjigjja e shkollës ishte të vinte hekura në çdo ballkon.

FOTO GALERI
1/3
Kur një nga nxënësit kreu vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni, përgjigjja e shkollës ishte të vinte hekura në çdo ballkon.

Top Channel