Djathi është një nga fjalët më të dhimbshme për ata që duhet të fillojnë një dietë dhe për këtë arsye po ju tregojmë 5 djathërat pa yndyrë që ju mund të hani gjatë një dietë.

Ata janë të freskët, të shijshëm dhe të japin mundësinë për përgatitjen e shumë recetave.

Me sa duket ka më shumë se 400 lloje, duke përfshirë djathin e butë, të kalitur  dhe atë kremozë, pra nuk mungon zgjedhja, por jo nëse ju jeni duke ndjekur një dietë të rreptë!

Zakonisht djathërat janë në majën e listës së ushqimeve të ndaluara për ata që janë në një dietë, por me disa përjashtime, duke pasur parasysh se jo të gjithë djathërat kanë yndyrë, ka djathëra që mund të konsumohen edhe duke qenë në dietë.

FOTO GALERI
3/4
Mocarela - Mocarela është vetëm një nga djathërat që kënaq ata që zakonisht nuk i pëlqen djathi. Ajo është ideale për ata që shpesh kanë pak kohë për të ngrënë ose për të përgatitur ushqim dhe kombinon pothuajse të gjitha perimet. Ky produkt i qumështit është gjithashtu një burim i madh i kalciumit, natriumit, fosforit dhe vitaminës A.

Top Channel