Vdekja e shoferit të Xhafajt, Hetimet: Kishte festuar një natë më parë

01/07/2018 15:02

Gardisti Shkëlzen Qordja, shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj u përcoll për në banesën e fundit mesditën e së dielës.

31-vjeçari i dha fund jetës në rrethana misterioze duke qëlluar veten më armën e shërbimit, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas burimeve policore i ndjeri rezulton se pak orë para se të parkonte automjetin ku u vetëvra në mjediset e gardës, ka qenë duke festuar në një nga klubet e natës në kryeqytet.

Ky version konfirmohet edhe nga të afërm të 31-vjeçarit, i cili sipas tyre kishte postuar edhe video në rrjetet sociale.

Ndërkohë familjarët e viktimës përmes një deklarate për mediat, kërkuan që politika mos shkelmojë mbi trupin e njeriut të tyre dhe mos fabrikojë fantazi apo versione që rëndojnë pozitën e të ndjerit.

Top Channel