F1, Vettel përmirësohet në sesionin e tretë, gati për provat zyrtare

30/06/2018 13:15

Sebastian Vettel ka rritur ritmin për të regjistruar kohën më të mirë të sesionit të tretë të provave të lira, vetëm pak orë përpara zhvillimit të provave zyrtare për “pole position” në pistën e Austrisë.

Gjermani i Ferrarit e ka mbyllur këtë sesion me kohën 1 minutë, 4 sekonda dhe 7 të qindtat, duke lënë pas krahëve Mercedesin e Hamiltonit, me vetëm 29 të mijëtat më shumë.

Pas dyshes pretendente për titullin kampion bote janë thuajse si gjithmonë shokët e tyre të skuadrave, respektivisht në vendin e tretë Bottas me Mercedes dhe Raikkonen me Ferrari.

Ndërkohë, më të distancuar nga vendet e kreut kanë qenë dyshja e Red Bullit, Verstappen e Ricciardo, me holandezin që pati edhe probleme me motorin e njëvendëshes së tij.

Top Channel