Disa organizata në Serbi kanë paralajmëruar organizimin e një proteste ditën e nesërme në Beograd kundër zhvillimit në Bruksel të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Siç njofton “B92”, protestën e organizojnë shoqatat “Nuk ka dorëzim të Kosovës”, “Nuk i japim fëmijët”, “Serbë mblidhuni “, “Cirilike” dhe Sindikata e pavarur e policëve.

Pjesëmarrjen në protestë e ka paralajmëruar edhe Kryetari i Këshillit Iniciativ për Serbinë e Shëndoshë (Zdrava Srbija) Milan Stamatoviç.

Ai ka deklaruar se kryetari Aleksandar Vuçiç “po përpiqet që popullit serb t’ia rrëmbejë sovranitetin dhe t’ua falë atë terroristëve Haradinaj dhe Thaçi me qëllim të vazhdimit të integrimit të pasigurt europain”.

Top Channel