Suedia ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Meksikës, duke kaluar në raundin me eliminim direkt të Botërorit “Rusi 2018”, ashtu si edhe Meksika që përfitoi nga humbja surprizë e Gjermanisë ndaj Koresë së Jugut me rezultatin 2-0.

Augustinsson, Granqvist (11-metërsh) dhe autogoli i Alvarezit i dhanë fitoren nordikëve dhe biletën për 1/8 e finaleve.

Suedia e mbyll kështu grupin në vendin e parë me 6 pikë, Meksika e dyta po 6, ndërsa Koreja e Jugut lë pas edhe Gjermaninë në grupin F.

Top Channel