Edhe pse numri i golave të shënuar në përgjithësi nuk është shumë i lartë, Botërori i Rusisë e dhuroi një rekord historik, atë të autogolave. Deri tani në këtë eveniment janë shënuar 6 autogola dhe i fundit ishte ai i rusit Cheryshev në përballjen me Uruguajin, sfidë që u fitua nga amerikanolatinët 3-0.

Me këtë shifër, Botërori i Rusisë ka lënë pas atë të Brazilit në 2014 me 5 autogola, 4 autogola janë shënuar në Kupën e botës së 1954,1974,1998 e 2006. Në Botërorit 1966,1978 e 2002 janë shënuar 3 autogola dhe vetëm 2 autogola u shënuan në 1938,1986 e 2010.

Duke u kthyer në 2018, nëse në Rusi do të vijohet me këtë ritëm të shënimit të autogolave, ky kampionat botëror mund të mbyllet deri me 10 të tillë.

Top Channel