Një restorant në Las Vegas ka vendosur që të shtojë në menunë e tij një hamburger të stërmadh.

“Truffles n Bacon Café” është kthyer në destinacion turistik falë hamburgerit që peshon rreth 7 kg dhe që mund të ngopë plot 7 persona për 85 dollarë.

Me dy biftekë të mëdhenj sa një picë, ky hamburger ka edhe mish derri, domate dhe patate, pa përmendur këtu shumë salca pikante.

E gjithë kjo mbushje mbulohet me djathë dhe 4 vezë të skuqura. Ndërsa buka është e lyer me majonezë pikante koreane.

Pronari i restorantit amerikan, Jackie Lim tha: “Është një hamburger që zëvendëson tortën e ditëlindjes. Unë ushqimin nuk e marr seriozisht. Mendoj se ushqimi duhet të jetë argëtues”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel