Japonia dhe Senegali barazuan 2-2 dhe morën një pikë të vlefshme secila në ndeshjen e grupit H, të cilin e kryesojnë bashkarisht me nga 4 pikë.

Golat u shënuan nga Mane dhe Wague për afrikanët, ndërsa për Japoninë barazuan dy herë Inui dhe Honda.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe favoritet: Polonia dhe Kolumbia, të dyja me nga 0 pikë. Këto dy skuadra do të luajnë në mbrëmje me njëra-tjetrën.

Në ndeshjet e fundit të këtij grupi, Senegali do të ndeshet me Kolumbinë, ndërsa Japonia me Poloninë.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel