F1, Hamilton fiton në Francë dhe rimerr kryesimin e renditjes së pilotëve

24/06/2018 17:44

Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Francës.

Piloti britanik i Mercedesit arriti t’i linte pas të gjithë duke rimarrë edhe kryesimin e renditjes së përgjithshme për pilotë, të cilin e mbante Sebastian Vettel.

Në vendin e dytë e mbylli garën Max Verstappen me Red Bull, ndërsa podiumin e plotësoi Kimi Raikkonen me Ferrari.

Vetëm në vend të pestë Sebastian Vettel (Ferrari), ndërsa piloti tjetër i Mercedesit, Valtteri Bottas e përfundoi garën franceze në vendin e tetë.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel