Burrel/ I vendosin tritol në lokal, policia e çaktivizon në kohë

24/06/2018 15:03

Mesditën e sotme në qytetin e Burrelit, në pjesën e jashtme të dritares së lokalit të shtetasit B.K, banues në Burrel, është konstatuar një kallëp i mbështjellë me lëndë plasëse.

Kallëpi nuk ka arritur të shpërthejë dhe falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë së Matit, është bërë çaktivizimi i saj.

Policia e Matit ka nisur hetimet, teksa ka shoqëruar disa persona që dyshohen të kenë dijeni për këtë ngjarje, si dhe po këqyren kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit/ëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.

Top Channel