“Brexit pa marrëveshje”, Airbus kërcënon: Ikim nga Britania

24/06/2018 13:38

Kompania Airbus lëshoi një paralajmërim mjaft të fortë këtë fundjavë, në lidhje me ndikimin e largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian.

Sipas kompanisë, nëse largimi do të bëhej pa një marrëveshje të qartë, do ta detyronte Airbus të rishqyrtojë qëndrimin e saj afatgjatë dhe të rrezikojë mijëra vende pune në Britani.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar ministri britanik i Shëndetësisë, Jeremy Hunt, i cili i quajti këto deklarata si të papranueshme dhe kërkoi mbështetje për Theresa May-n, që Brezit të jetë sa më i mirë.

“Është krejtësisht e papërshtatshme që bizneset bëjnë këto kërcënime me vende pune, aq më tepër në këto momente. Ne duhet të jemi të gjithë në krah të Theresa May, në negociatat e saj për Brexit, me qëllim që ky proces të jetë sa më i mirë për britanikët”, deklaroi Hunt.

Ministri britanik i Shëndetësisë pranoi se nëse nuk mbështetet maksimalisht kryeministrja Theresa May, Brezit rrezikon të shndërrohet në një gënjeshtër për të gjithë.

Top Channel