Të paktën 6 persona u plagosën kur dy automjete u përplasën pasditen e së dielës në afërsi të fshatit Rrenc në Shkodër, në aksin Shkodër-Vau i Dejës.

Policia dyshon se të dy automjetet po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara dhe dyshohet se kjo shkelje është bërë shkak i aksidentit.

Përplasja ka qenë aq e fortë saqë drejtuesi i një prej mjeteve mezi është nxjerrë prej makinës nga zjarrfikësit.

Të lënduarit, të gjithë banorë të fshatit Gur i Zi, janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Mes tyre ka edhe fëmijë.

Top Channel