Pas njoftimit të policisë së kryeqytetit për vjedhjen e një automjeti, efektivët morën informacionin se po lëvzite drejt Bulqizës, dhe policia njoftoi kolegët në Dibër, të cilët u vunë në ndjekje.

Menjëherë është organizuar puna ku shërbime të policisë kanë ngritur një pikë kontrolli në Qafën e Buallit me qëllim ndaljen e këtij automjeti.

Në momentin që është afruar makina tip Benz me targa AA 186 EE, nga shërbimet e policisë i është bërë shenjë ndalimi, por automjeti është larguar me shpejtësi duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë.

Ndodhur në këto kushte policia ka qëlluar në ajër me qëllim që automjeti të ndalej. Shërbimet e policisë kanë vijuar ndjekjen e automjetit ku në hyrje të qytetit të Bulqizës, dy persona ende të paidentifikuar kanë braktisur automjetin duke u larguar me shpejtësi në këmbë.

Policia e Bulqizës vijon krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave si dhe vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel