Fitorja ndaj Kosta Rikës duket se nuk i ka qetësuar plotësisht shpirtrat te Brazili në këtë Botëror. Te Seleçao janë shfaqur momente tensioni mes futbollistëve dhe këtë e treguan lotët e Neymar në fund të ndeshjes me 25-vjeçarin që duket se ishte më i nervozuari.

Media braziliane foli për një deklaratë të Thiago Silva-s i cili tregoi për një kritikë që i bëri Neymar me të cilin luan edhe te skuadra e Paris Saint Germain në çastet e fundit të sfidës. “Më ngjalli shumë trishtim sjellja e Neymar”, ishte deklarata e Thiago-s në lidhje me atë që ndodhi në fushën e lojës.

Episodi në fjalë u regjistrua kur rezultati ishte ende 0-0 dhe Thiago Silva në atë moment i ktheu topin futbollistëve të Kosta rikës si një gjest Fair Play veprim ky që mesa duket nuk i pëlqeu Neymarit që nuk ngurroi ta kritikojë.

“Në momentin që dorëzova topin Neymar më ofendoi, por unë besoj se kisha të drejtë, pasi nuk ishte ai topi që na solli fitoren”.

Më pas Thiago Silva theksoi se pavarësisht kësaj situate ai është i qetë dhe se e konsideron Neymar si një vëlla.

Top Channel