Ka zgjedhur pikërisht qytetin e UNESKO-s trupa aq e dashur e Portokallisë për të çelur sezonin e saj veror. Mijëra qytetarë beratas dhe jo vetëm kanë ndjekur për më shumë se dy orë humorin dhe pjesët e interpretuar aq mjeshtërisht nga aktorët e kësaj trupe.

Vetë aktorët thonë se janë shumë të kënaqur nga publiku beratas.

Regjisori i “Portokallisë” Altin Basha shprehet se jo pa qëllim zgjodhëm Beratin sepse është publik mikpritës dhe që e do shumë humorin.

“Sivjet ishte dhe më bukur se viti që kaloi, një publik shumë i zjarrtë dhe sigurisht e zgjodhëm se është qyteti i parë që ne e nisim turneun dhe një lloj oguri i mirë. Përgjithësisht janë pjesë të reja të rikrijuara nga aktorët”, tha Altin Basha.

Top Channel