Zvicra siguroi një sukses të rëndësishëm ndaj Serbisë falë golave të shqiptarëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Golat e tyre kanë çuar në ekzaltim të gjithë tifozët zviceranë e sidomos shqiptarët e Kosovës.

Padyshim një festë e madhe është parë në Zhegra të Gjilanit vendlindjen e Xherdan Shaqirit, atij që shënoi golin e fitores për Zvicrën. Sigurisht këto festime pasuan ato që u panë edhe në rrugët e kafenetë e qyteteve të Zvicrës me protagonistë shqiptarët.

Suksesi, golat janë pasqyruar edhe në median kosovare ku nuk fshihej aspak entuziazmi dhe fjala shqiponjë ishte kryefjala e cdo artikulli të tyre.

Nuk mund të mungonin politikanët në këto festime për golat e shënuar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri duke gjunjëzuar skuadrën serbe. ‘Uroj golashënuesit Xhaka e Shaqiri dhe Zvicrën për këtë fitore të merituar. Jemi krenarë për ju, Kosova j ju don!-shkruann presidenti i Kosovës në rrjetin social Twitter.

Ndërkohë që Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli preferoi të shprehë entuziazmin e tij nëpërmje profilit të tij në Facebook. ‘Faleminderit djema për këtë fitore fantastike-shkruante Veseli në postimin e tij duke shtuar edhe flamujt e Kosovës, Zvicrës dhe Shqipërisë.

 

Top Channel