Duhej të ishte në arrest shtëpie, qarkullon i armatosur. Arrestohet 28 vjeçari

23/06/2018 20:06

Një 28-vjeçar, ndaj të cilit ishte vendosur masa e sigurisë arrest me burg është kapur në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës, duke qarkulluar me automjetin tip “Benz”, ku posedonte një armë zjarri pistoletë pa leje, dy krehëra me 25 fishekë dhe një sasi lënde narkotike kanabisi.

Tauland Manaj (Beqiraj), mësohet se ka thyer Urdhërin e Gjykatës së Apelit Vlorë e cila i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest shtëpie”, për veprën penale ”Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe ”Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, dy krehëra me 25 fishekë dhe automjeti tip ”Benz”.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe ”Prodhim,shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 278/2, 323 dhe 283 të Kodit Penal.

Top Channel