Argjentina e Botërorit “Rusi 2018” është paraqitur shumë dobët dhe ndodhet shumë pranë eliminimit që në fazën e grupeve.

Goleada që pësoi ndaj Kroacisë ishte konfirmimi i një projekti pa krye, një plani loje shumë të keq dhe një krize që nuk di të përfundojë për bardhekaltrit.

Tifozët, në kësi rastesh, kërkojnë që të gjejnë patjetër fajtorin e dështimit.

Ne mendojmë se ata janë 5 dhe kanë emër e mbiemër.

FOTO GALERI
1/5
Leo Messi - Është fajtor sepse e konsiderojnë lojtarin më të mirë në botë, sepse e vendosin në të njëjtin nivel me Maradonën dhe duke qenë figura kryesore e skuadrës ka më shumë përgjegjësi se të tjerët. Ndaj Islandës gaboi në momentin më përcaktues të ndeshjes, duke mos shënuar dot 11-metërshin që mund t’i jepte fitoren ekipit. Ndaj Kroacisë u vërdallis në fushë, duke pasur shumë pak kontakt me topin. Më e keqja, duket se është dorëzuar i pari...

Top Channel