Solstici verës njihet gjerësisht si dita e parë zyrtare e kësaj stine dhe ka nisur sot në orën 12.07 në hemisferën veriore.

Ky proces teknikisht është kur hemisfera veriore e Tokës është më e prirur ndaj diellit, dhe për këtë kemi më shumë dritë se gjatë gjithë vitit. Ndërkohë në hemisferën jugore nis stina e dimrit.

Vera zgjat deri në 22 shtator. Kështu në Tiranë, dielli sot ka lindur në 5.07 minuta dhe perëndon në 20.17 duke pasur kështu 15 orë e 9 minuta diell.

Top Channel