Te Brazili është në fuqi rregulli i rrotacionit të kapitenit dhe kjo është e vlefshme e radhës që Brazili do të luajë kundër Kosta Rikës.

Nëse në ndeshjen e parë kundër Zvicrës trajneri Tite ja besoi shiritin mbrojtësit të Real Madrid Marcelo, radhën e ka Thiago Silva. Këtë fakt e kanë zbuluar mediat braziliane, që citojnë burime nga brenda skuadrës, sipas të cilëve Tite i ka komunikuar skuadrës se ndaj Kosta Rikës do të jetë Thiago Silva kapiten.

Ish-mbrojtësi i Milanit, që aktualisht pjesë e PSG, ka qenë edhe më parë kapiten i Selecaos, në Botërorin e vitit 2014, por e humbi shiritin kur Dunga ja dorëzoi sulmuesit Neymar.

Top Channel