Jorge Sampaoli u paraqit para mediave tejet i zhgënjyer pas humbjes së turpshme 0-3 ndaj Kroacisë.

Trajneri i Argjentinës u shpreh se ndjehet shumë keq pas këtij takimi, ndërsa thotë se merr përgjegjësitë e humbjes.

“Ndjehem keq për humbjen. Unë nuk munda ta përgatis ndeshjen si duhet. Përgjegjësia është e imja në këtë humbje, nuk është në dorën time t’i atribuoj përgjegjësitë ndaj portierit Caballero”, tha Sampaoli, duke dashur të ndajë fajin me portierin që gaboi në golin e parë.

Tashmë Argjentina ka vetëm një ndeshje në Botëror, atë ndaj Nigerisë, por fatet e saj janë të varura tashmë edhe nga takimi i ditës së nesërme mes Islandës dhe Nigerisë, por edhe me takimin mes Kroacisë dhe Islandës.

Top Channel