Një telefonatë në polici denoncon grabitjen, arrestohet 17-vjeçari

21/06/2018 08:37

Një 17-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, në tentativë për të vjedhur i maskuar një taksi.

S. H., 17 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan është vënë në pranga nga telefonata e një qytetari i cili bëri të ditur tentativën për grabitje me armë e maskë në fshatin Kërrçyk.

“Falë reagimit të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u arrit identifikimi dhe kapja në flagrancë e shtetasit S. H, i cili rreth orës 15.30 në vendin e mësipërm, ka tentuar të grabisë me armë shtetasin G.M , 51 vjeç, banues në fshatin Kuqan, i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij taksi të markës “Benz Mercedes”. Nga kontrolli i ushtruar, këtij personi iu gjetën me vete të futura në një çantë sportive me ngjyrë të zezë, një arme zjarri pushkë model 56, 25 fishekë model 56, një maskë me ngjyrë të zezë, një palë doreza të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar grabitjet”, njofton policia e Elbasanit.

Po punohet edhe për dokumentimin ligjor të ngjarjeve të tjera të ndodhura në këtë zonë.

Top Channel