Juventusi prezantoi sot zyrtarisht Emre Can, një mesfushor që erdhi nga Liverpooli me parametra zero, pasi i kishte skaduar kontrata me “the reds”.

Turko-gjermani luan në nivele të larta prej dy sezonesh dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për bardhezinjtë, në garën për të triumfuar në Europë.

Gjithsesi ajo që vlen të evidentohet është se bardhezinjtë konfirmohen si një skuadër eksperte në afrimet me parametra zero në merkato. Në 10-vjeçarin e fundit kanë qenë të shumtë futbollistët e afruar pa paguar asnjë kacidhe nga ana e Juventusit, të cilët jo vetëm kanë shkëlqyer, por më pas kanë sjellë shuma të majme në arkat e bardhezinjve.

Më poshtë është formacioni më i mirë i futbollistëve të ardhur me parametra zero te Juventusi…

Neto; Barzagli, Lucio, Dani Alves; Emre Can, Khedira, Pirlo, Pogba; Coeman, Llorente, Luca Toni

Top Channel