Meta takon kryeparlamentarin hungarez; “Mbështesim integrimin e Shqipërisë pa asnjë rezervë”

21/06/2018 18:37

Presidenti Meta në kuadër të vizitës në Hungari u prit nga kryeparlamentari hungarez László Kövér. Ky i fundit gjatë takimit ka përshëndetur progresin e bërë nga Shqipëria dhe ka siguruar Presisdentin Meta se Parlamenti hungarez do vijojë ta mbështesë Shqipërinë pa asnjë rezervë në aspiratën e saj evropiane.

Duke u ndalur në miqësinë tradicionale midis dy popujve, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e veçantë lidhur me mbështetjen që populli hungarez dhe udhëheqësit e tij i kanë dhënë shqiptarëve në momentet kyçe të historisë.

Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen që Hungaria dhe Parlamenti hungarez i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë e të qartë që i japin procesit të integrimit evropian të vendit.

Bashkëbiseduesit vlerësuan rolin që mund të luajnë të dy parlamentet dhe në veçanti grupet parlamentare të miqësisë, për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rritjen e shkëmbimeve në fusha të ndryshme me interes reciprok.

Top Channel