“Game of Thrones 7”, prej mbrëmjes së sotme në ekranin e Top Channel

21/06/2018 20:07

Një nga serialet më të suksesshme, me miliona teleshikues në mbarë botën, rikthehet sonte në mbrëmje vetëm në ekranin e Top Channel.

Fitues i çmimeve Emy dhe Golden Globe si edhe i 277 çmimeve të tjera ndërkombëtare, “Froni i Shpatave” vjen premierë këtë të enjte në sezonin e tij të 7.

Deneris pret një vizitë të papritur, ndërsa John Snow përballet me një revoltë. Nga ana tjetër Semi vendos të vërë në rrezik jetën dhe karrierën, teksa Tyrion planifikon pushtimin e Perëndimit.

Gjithçka në 7 seri që do të mbërthejnë shikuesin këtë verë para ekranit të Top Channel në edicionin e 7-të të “Game of Thrones”.

Sonte, ora 21:00 në Top Channel…

Top Channel