Edhe pse jemi në fillimin e rrugëtimit të Botërorit të 21, duket se i kemi parë të gjitha. Gola, përmbysje, eliminime, barazime, lum tifozësh, shumë entuiziazëm.

Në kohën e facebook dhe instagram nuk mungon asgjë për një ngjarje kaq të madhe futbollistike, që po përcillet në të gjithë botën me shumë emocion. Por një aspekt shumë i veçantë është sjellë nga televizioni më i madh sportiv në Evropë, Eurosport, me rubrikën e karikaturave.

Për çdo ditë janë përcjellë karikatura shumë të veçanta, që kanë në vëmendje protagonistët dhe dukuritë e ndryshme që janë parë në këtë Kupë Bote. Nisur nga zhgënjimi I Messit, dështimi i skuadrave të para, por edhe zhgënjimi i Gjermanisë.

Në galerinë më poshtë do të shihni karikatura me një ironi shumë të hollë.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel