Veliaj: Lajm i shkëlqyer që i madhi Robert Ndrenika është pro Teatrit të Ri

20/06/2018 13:04

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në Barcelonë në pritje për të mësuar nëse Sheshi Skënderbej do të marrë çmimin e madh si hapësira më e bukur pedonale në Evropë, ka komentuar në Twitter deklaratën e aktorit të madh, Robert Ndrenika, i cili është shprehur sot se nuk është kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, por për ruajtjen e tokës ku do ndërtohet.

“Lajm i shkëlqyer që i madhi Robert Ndrenika është PRO Teatrit të Ri! Asnjë milimetër nuk merret e garancia për këtë është një negociatë ku aktorët dhe arkitektët bëhen pjesë me po këtë frymë bashkëpunimi që shfaq kaq bujarisht miku ynë Ndrenika për Teatrin e Tiranën që duam!”, shkruan Veliaj.

Dëgjesat e zhvilluara nga kryebashkiaku Veliaj me artistët dhe arkitektët e urbanistët kanë ndikuar në sqarimin e opinionit publik, të cilët tani shprehen pro një godine të re për Teatrin Kombëtar.

Top Channel