Provimet me zgjedhje; 37 mijë maturantë në testin më të rëndësishëm

20/06/2018 20:24

37 mijë maturantë në të gjithë vendin dhanë sot provimin me zgjedhje. 6 ditë pas provimit të tretë të detyruar të maturës, Matematikës, rreth 37 mijë maturantë dhe ish maturantë morën në dorë fatin e tyre për tu testuar në lëndët e preferuara, që kanë më së shumti orientim shoqëror.

Por, ankthin e provimeve nuk e përjetojnë vetëm nxënësit. Më shumë të shqetësuar janë prindërit e tyre, ata që pas hekurave të shkollës e ndjejnë më shumë frikën për drejtimin që do të marrë e ardhmja e fëmijëve të tyre.

Pas 3 orësh, maturantët dolën nga klasat, disa në merak për përgjigjet që kanë dhënë, pjesa tjetër të qetë pasi e dinin mirë zgjedhjen që kishin bërë.

Duket se nuk është më vetëm një perceptim që më të mirët duan të largohen nga Shqipëria. Një maturant i shkëlqyer, që do të fitonte në çdo fakultet public në vendin tonë thotë se ai dhe bashkëmoshatarët e tij kanë 1001 arsye për ta lënë këtë vend.

“S’fkunsionon sistemi, s’ka meritokraci, s’ka punë. Ndërsa jashtë shtetit gjen punë kudo”, u shprehën një prej tyre.

Top Channel