Përroi që sjell plehra

20/06/2018 12:05

Një përrua rrezikon jetën e banorëve të Shupenzës. Jo prej ujit kur bie shi, por prej plehrave që sjell kur fryhet.

Banorët thonë se uji sjell me vete deri edhe skelete qensh të ngordhur, ndërsa era e rëndë u shkon deri në tavolinat e ngrënies.

Ata u përballën edhe me një përfaqësues të Ndërmarrjes së Pastrimit, të cilit i kërkuan heqjen e plehrave nga përroi. Por ai i drejtoi banorët te njësia bashkiake ose në polici.

Këta banorë paralajmërojnë përshkallëzimin e pakënaqësisë së tyre në forma të tjera, në rast se edhe këtë verë janë të detyruar që ta kalojnë mes erës së rëndë të përroit të kthyer në gjiriz.

 

 

Top Channel