Një shtetas iranian ka humbur jetën në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës, M. Sh., 47 vjeç.

Deri në mbrëmjen e djeshme kanë vijuar kontrollet për gjetjen e tij nga ana e Polumbarëve të Portit dhe Forcat Renea. Sot që në orët e para të mëngjesit kanë vijuar përsëri kontrollet dhe po punohet për gjetjen e trupit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel