Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.

RONALDON THYEN REKORDIN 62-VJEÇAR
Ronaldo ka thyer rekordin 62-vjeçar që mbahej nga Ferenc Pushkash, si golashënuesi më i mirë në Evropë me ekipin kombëtar. Rekordin Botëror e mban iraniani Ali Daei

MË I BUKURI I BOTËRORIT
Islandezi Rurik Gislason është fubollsti më i bukur i këtij Botërori, pas një sondazhi të bërë në internet dhe rrjetet sociale. Gislason është 30 vjeç dhe njihet Bekham I Islandës

HECTOR CUPER, HUMBËSI I MADH
Pas dy humbjeve të marra në këtë Botëror, federata egjiptiane e futbollit ka deklaruar se do të zgjidhë kontratën me trajnerin argjentinas Hektor Kuper, pas përfundimit të Botërorit

MATTHAUS AKUZA PËR OZIL
Ish-kapiteni i Gjermanisë, Lotar Mateus ka akuzuar fantazistin e Mesut Ozil për paraqitjen e dobët në këtë Botëror: Ozil ka qenë shumë herë më i dobët, madje në një nivel që nuk e justifikon besimin që i ka dhënë trajneri Lëv, tha Mateus

POLAKËT PËRDORIN DHUNËN NDAJ SENEGALIT
Polakët u mundën me gola, por fituan me dhunë. Kështu të paktën duket nga videot e dhunës që kanë përfunduar në rrjet, kur tifozët e të dyja skuadrave përleshën pas ndeshjes

Top Channel