Lajmet kryesore të ditës, 20/06/2018 – Ora 13:00

20/06/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

VETTINGU “NGEL” TRENOVËN
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Prokurorin e Apelit Tiranë, Gentian Trenova, i cili njihet si prokurori i Bandës së Lushnjës dhe i Aldo Bares sepse nuk justifikon pasurinë e krijuar.

MATURA NË PROVIMIN E FUNDIT
Maturantët dhanë sot provimin e fundit të tyre për lëndët me zgjedhje. Procesi shkoi si duhet dhe nëpër shkolla pati efektivë policie që ruanin procesin.

SHBA TËRHIQEN NGA KËSHILLI PËR TË DREJTAT E NJERIUT
Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB, me akuzën se i shërben dhe promovon njerëz që shkelin këto të drejta.

KANADAJA LEGALIZON KANABISIN
Parlamenti i Kanadasë i dha “dritën jeshile” ligjit që lejon përdorimin rekreativ të marijuanës. Kanadezët do të jenë në gjendje të blejnë dhe të konsumojnë lirisht kanabisin, duke nisur nga fillimi i shtatorit.

NDESHJET E BOTËRORIT
Luhen sot tre ndeshje të tjera të Botërorit. Portugalia përballet me Marokun në orën 14:00, Uruguaji me Arabinë Saudite në 17:00 dhe ditën e mbyll Iran-Spanjë, në orën 20:00.

Top Channel