Kukësi, ndaj Trnava apo Zrinjskit nëse eliminohet nga Championsi

20/06/2018 11:35

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur një ekip që merrte pjesë në raundet parakualifikuese ose kualifikuese të Champions League, e përfundonte menjëherë aventurën europiane sapo eliminohej, këtë sezon 3 ekipet e mposhtura në raundin parakualifikues (përfundon më 29 qershor) dhe 16 të eliminuarat nga raundi i parë kualifikues (përfundon më 17-18 korrik) do të kalojnë në Europa League.

Kështu, pas shortit të hedhur një ditë më parë, ku Kukësi u vendos përballë Vallettës së Maltës, ndërsa Shkëndija e Tetovës përballë The New Saints të Uellsit, pasditen e së martës u mësua edhe ecuria e mëtejshme e nënkampionëve të Shqipërisë, nëse eliminohen nga ekipi maltez.

Gjithnjë nëse nuk ia del në Champions, Kukësi do të ndeshet me fituesin e çiftit Spartak Trnava (Sllovaki)-Zrinjski (Bosnje-Hercegovinë), sipas shortit të hedhur pas orës 16 të ditës së djeshme. Ndërsa Shkëndija e Tetovës, nëse eliminohet nga TNS-ja e Uellsit, do të luajë me finalistin e turit parakualifikues të Championsit, finalistit të turneut mes 4 ekipeve ku bën pjesë edhe Drita e Kosovës.

Këto ndeshje në Europa League do të luhen më 26 korrik dhe 2 gusht. Ndërkohë, nëse fituesi i çiftit Cork City (Irlandë) – Legia Varshavë (Poloni) do të vijojë rrugëtimin në Champions, humbësi nuk do të luajë në të njëjtin tur me Kukësin në Europa League, por në turin e tretë kualifikues.

Shorti për këtë tur mbante parasysh vendimin e marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për të mos lejuar ekipet nga Serbia dhe Kosova, apo Bosnja dhe Kosova që të përballen me njëra-tjetrën.

Shkëndija (MKD) / The New Saints (WAL) v Preliminary round runners-up
Torpedo Kutaisi (GEO) / Sheriff (MDA) v HJK Helsinki (FIN) / Víkingur (FRO)
Spartak Trnava (SVK) / Zrinjski (BIH) v Kukës (ALB) / Valletta (MLT)

FC Santa Coloma (AND) / Drita (KOS) v Valur Reykjavík (ISL) / Rosenborg (NOR)
Astana (KAZ) / Sutjeska (MNE) v Alashkert (ARM) / Celtic (SCO)
F91 Dudelange (LUX) / Videoton (HUN) v Winners of the preliminary round / Malmö (SWE)

Spartaks Jūrmala (LVA) / Crvena zvezda (SRB) v La Fiorita (SMR) / Lincoln Red Imps (GIB)
Sūduva (LTU) / APOEL (CYP) v Flora Tallinn (EST) / Hapoel Beer-Sheva (ISR)
Olimpija Ljubljana (SVN) / Qarabağ (AZE) v Ludogorets Razgrad (BUL) / Crusaders (NIR)

Kalon në turin e tretë kualifikues të UEL, humbësi i çiftit: Cork City (IRL) / Legia Warszawa (POL)

Top Channel