Goditje e papritur në merkato, Reali blen portierin “anonim”

20/06/2018 08:42

Real Madrid ka realizuar një tjetër blerje për këtë merkato vere dhe përforcimin e skuadrës e ka nisur nga porta.

Kur të gjithë prisnin që kampionët në fuqi të Evropës të blinin portierë si Alisson apo Courtois, Reali bleu ukrainasin Andriy Lunin, të Zorya Luhansk.

19-vjeçari është 1,91 metra i gjatë dhe kërkohej nga Liverpool dhe Roma. Blerja e tij u mbyll për 8,5 milionë euro plus bonuse.

Mediat sportive spanjolle thonë se blerja e këtij portieri nuk e pengon afrimin e Alisson Becker nga Roma. Alisson do të vijë për të luftuar për një vend titullari me Keylor Navas, ndërsa Lunin do të jetë portier i tretë ose portier i parë te ekipi i dytë i Realit.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel